Aktorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Zamira Kita ka bërë një rrëfim të rrallë për jetën e saj. E ftuar së fundmi në podcastin e “Zë me Mirën”, aktorja ka rrëfyer historinë me bashkëshortin e saj dhe peripecitë që kanë kaluar deri në kurorëzimin e martesës. Kita tha se fakti që ajo ishte 4 vite më e madhe dhe ishte aktore ka ndikuar që ata të vendosnin të martoheshin pas 14 vitesh lidhje dashurie.
“Ishte kufiri i kohës sime biologjike dhe atë fëmijë e kisha dëshiruar shumë”, tha Zamira.
Zamira tregoi se për bashkëshortin e saj është detyruar të lë shumë ëndrra mënjanë.
“Kam lënë shumë role në teatër, në film, se nuk i pëlqenin Benit”, tha ajo.
“Beni nuk ishte xheloz, por kishte problemin e gjykimit në Korçë. Prindërit e tij nuk më kanë dashur kurrë, madje e kanë patur tmerr që ai të martohej me mua. Nuk donin në asnjë mënyrë që Beni të martohej me mua. Nëna e tij vetëm kur ne u martuam, më priti, më tha që po të do djali, edhe unë do të dua. Babai Benit nuk më foli kurrë, ai ndërroi jetë dhe ai nuk ma dha dorën kurrë ndërkohë që unë jam kujdesur shumë për të edhe në spital. Kur unë i thoja Benit dua të hyj ta takoj, ata më thonin, jo se mund të marrë ndonjë goditje emocionale”, rrëfeu aktorja.