Largohet nga grupi parlamentar i Mediut deputetja Merita Bakiu, kush e zëvendëson

Në nisje të seancës, kryetarja e Kuvendit ka deklaruar se Merita Bakiu ka njoftuar largimin nga grupi Parlamentar Aleanca për Ndryshim, me kryetar Fatmir Mediun, ndërsa po këtij grupi i është bashkuar Petrit Doda.

Merita Bakiu do të duhet të presë 6 muaj për t’u bërë pjesë e një grupi tjetër parlamentar, me gjasë atij të PD që do të ketë njëkohësisht kryetar grupi Lulzim Bashën. Bakiu njihet si mbështetëse e tij, ndërsa është pjesë edhe e kryesisë së re të Lulzim Bashës.


Shtuar 14.09.2023 10:36