Largohet i ftohti polar, temperaturat deri në 17 gradë, meteorologia tregon kthesën që do të marrë moti

Termometri mëngjesin e sotëm ka pësuar një tjetër rënie. Temperaturat shënojnë -5 deri në -7 në zonat malore ndërsa në zonat perëndimore nga 0 deri në 6 gradë celcius.

Por ky i ftohtë nuk do të zgjas për shumë. Meteorologia Tanja Porja thotë se mund të na shoqërojë deri në 3 ditët e ardhshmë më pas kemi një ndërrim totale të situatës së temperaturave dhe dielli do të na shoqërtojë në pjesën më të mirë të shkurtit.

Për tre ditët në vijim, nga e enjtja në të shtunë mbetemi në tablonë e mtit të kthjellët.Vranësirat do të jenë prezente, por momentet e rreshjeve do të jenë shumë të shkurtra.

Dita e shtunë do të bëjë diferencën, më vetëm -3 gradë minimumi në zonat malore dhe maximumi në gjithë vendim pritet të jetë 17 gradë celcius./albeu.com/

Për më shumë lajme nga moti klikoni: https://albeu.com/moti/


Shtuar 2.02.2022 15:33