Largimi i parë nga grumbullimi i Kombëtares, dëmtohet Etrit Berisha

Etrit Berisha është larguar nga kampi i Kombëtares së Shqipërisë për shkak të një lëndimi.

Portieri prishtinas është larguar dhe do të mungoj në dy miqësoret e qershorit, ndaj Uellsit dhe Republikës së Çekisë.

Teksa kuqezinjëve i është bashkuar mbrojtësi i Tiranës, Erjon Hoxhallari.

Shqipëria ndeshjen e parë miqësore e luan më 5 qershor kundër Uellsit dhe më 8 kundër Çekisë.


Shtuar 27.05.2021 13:49