Laporta: Nuk jam një kumarxhi, marr rreziqe të llogaritura për Barcelonën

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta i qëndron lëvizjeve që katalanasit kanë bërë këtë verë, pavarësisht kritikave nga jashtë klubit që pretendojnë se ata po luajnë kumar në tregun e transferimeve.

Katalanasit janë aktivizuar në merkaton e verës, edhe përkundër situatës së tyre të trazuar financiare. Por presidenti nuk mendon se ata kanë marrë ndonjë vendim të gabuar.

“Shitja e 25% të “Barça Studios” ishte një vendim që sinqerisht nuk doja ta merrja”, tha Laporta për “Neë York Times”.

“Ishte një kërkesë. Unë nuk jam kumarxhi, marr rreziqe të llogaritura për të mirën e Barcelonës.”/ h.ll/albeu.com


Shtuar 4.08.2022 12:13