Lapaj: Po të marrë Rama 90 mandate, shqiptarët do ecin me kokë poshtë e këmbë lart

Kreu i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’ Adriatik Lapaj tha se Kryeministri Edi Rama jo vetëm që nuk do të marrë 90 mandate, por do të marrë një ndëshkim që askujt nuk i vete në mendje.

Lapaj i ftuar në emisionin “Open” në News24, tha se nëse Rama merr 90 mandate, atëherë ai do të vendosë që shqiptarët të rrinë me kokën poshtë e këmbët lart.

Ai shtoi gjithashtu se 80% e ekipit me të cilën erdhi në pushtet, Edi Rama i ka në burg ose kandidatë për burg.

“Pse çfarë u bë këtu deti kos? Pse çfarë është ai Zoti që thotë do të marr 90 dhe t’i marrë. Nëse ai merr kaq mandate duke vjedhur zgjedhjet, atë do e arrestojnë në zyrë, do vejë në burg. Ai është Sude, është një piramidë që shqiptarët do e shembin përfundimisht”, tha Lapaj.


Shtuar 4.11.2024 22:19

Tags: ,