Lapaj: Nuk po vdes për kolltuk, dua të ndryshoj këtë vend

Avokati Adriatik Lapaj, themelues i lëvizjes “Shqipëria bëhet” u revoltua në studion e “Now” ne Euro News kur kërkoi të mos e krahasojnë me kryeministrin Rama.

Gjatë intervistës, ai deklaroi se nuk po vdes për kolltuk dhe qëllimi i tij i vetëm është të ndryshojë këtë vend, që prej kohësh vuan nga mungesa e ndërrimit të pushtetit.

“Të lejosh një pushtet të tallet kaq keqazi me shqiptarët për 11 vite rresht është një sjellje që i shërben pushtetit. Pse mos ta themi ne këtë, po u dashka të themi që pasi kemi pritur 11 vjet, kur erdhi ky në pushtet, që është sot, unë isha 24 vjeç, sot kam shkuar 35 dhe u dashka unë të bëhem gjysh që të ndërrohen këta? Ka ndonjë sens logjik kjo? Nuk duhet të bëhem gjysh unë që të binden shqiptarët dhe të bindem unë që opozita nuk është pronë e askujt dhe pushteti duhet ndërruar me votë,”  u shpreh Lapaj.


Shtuar 26.09.2023 23:49