Gazetarja Klodiana Lala tha në emisionin “Opinion” se ka patur rastin të takohet me Ervis Martinajn kohë më parë, në prani të një ish-deputeti.
“E kam takuar në prani të një ish deputeti të njohur dhe i kam kërkuar intervistë”, tha Lala e cila pohoi se nuk mund të jepte më shumë detaje duke ju referuar të drejtës së saj si gazetare për të ruajtur burimin.
Lala tha se Martinaj ka refuzuar të flasë. “Nuk ka pranuar, nuk kam interes të ekspozohem më media, kam punët e mia”, tha Lala.
Nërkohë, ajo gjithashtu tregoi se Martinaj kishte shumë armiq të tjerë krahas Ervis Matës, grupit të Elvis Doçit të vrarë, klanit Duka, Indrit Dokles. Sipas saj, Martinaj kishte patur konflikte të forta me një biznesmen shumë të fuqishëm, i cili po ndërton vila në Gjirin e Lalzit.
“Ka patur konflikte të forta edhe me një biznesmen të fuqishëm që po ndërton vila në Gjirin e Lalzit. Kanë patur probleme parash që Martinaj ia ka dhënë atij dhe më pas nuk janë marrë vesh. Pastaj u tha se do t’i jepnin vila”, tha Lala.