RENEA dhe FNSH zbarkuan në banesën e Ervis Martinajt, Lala: Një telefonatë nga burgu ngriti në këmbë policinë

Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se Policia e Shtetit është ‘ngriutr në këmbë’ për kontrolle të shumta pasi është përgjuar një telefonatë në një burg të sigurisë së lartë. E ftuar në “News24”, Lala tha se personi që është përgjuar është i dënuar për vrasje dhe numri i celularit rezulton i regjistruar në emëtr të familjarëve të Martinajt.

“Prokuroria e Kurbinit është duke hetuar për zhdukjen e Ervis Martinajt. Nuk bëhet fjalë për procedim të thjesht procedurial. Faktet treguar se FNSH dhe RENEA, pas kontrollit në banesa, në një prej tyre të Ervis Martinajt, apo dhe në shtëpinë e Faik dhe Rakip Martinjat. Sendet e paligjshme u gjetën në kosheret e bletëve. Prokuroria për herë të parë ka vendosur që t’i trajtojë si çështjes të njëjta, “Plumbi i artë” dhe atë të “Rrëmbimit të personit”. Tek rasti i Kurbinit është duke u menduar si person i rrëmbyer dhe i vrarë nga kundërshtarët, Martinaj. Njerëzit e tij ishin vënë në target grup. Një tjetër i njohur i tij është shoqëruar dhe është mbajtur në komisariat për armëmbajtje pa leje. Policia e Shtetit është ngritur në alarm për pas një telefonate të përgjuar në burg të sigurisë së Lartë në këtë burg është një person i dënuar për vrasje. Ai ka regjistruar një numër që sipas tij i përket familjarëve të tij, por nga përgjimi i kësaj telefonate ka dalë prova dhe fakte të reja që mund të hedhë dritë mbi fatin e Ervis Martinajt. Pas kësaj telefonate është njoftuar dhe prokuroria. Është ndërhyrë në këto 3 banesa dhe disa ambiente. Ervis Martinaj është vendosur në zonën e Fushë-Kuqes. Në këtë fshat gjithçka ruhet, nuk është e lehtë të hysh në banesën e Ervis Martinajt. Banesat komunikojnë me njëra-tjetrën me masa të fortifikuara,”- tha Lala.

Sot, Policia e Shtetit ka ushtruar kontrolle në Fushëkuqe, Vlorë dhe në Shijak, ku janë kërkuar gjurmë e të dhëna që do të mund të hedhin dritë mbi fatin e të shumëkërkuarit të zhdukur pa gjurmë që prej 9 gushtit, Ervis Martinaj. Fushëkuqja e Kurbinit, zona ku dhe jeton familja e Martinajt ishte e rrethuar për pesë orë gjatë ditës së sotme. Por, deri më tani nuk është raportuar për gjetjen e ndonjë të dhëne të re në lidhje me fatin e ish-bossit të lojërave të fatit. Policia e Shtetit doli nga Fushëkuqja me armë e municione luftarakë, por pa ndodnjë gjurmë konkrete që mund të zgjeronte hetimet për 40-vjeçarin e zhdukur.