Lajm i trishtë! Punonte në spital, ndërron jetë infermierja 34-vjeçare në muajin e shtatë të shtatzënisë

Një lajm i trishtë vjen nga qyteti i Lezhës. Ditën e sotme është ndarë nga jeta infermierja 34-vjeçare Aida Perdoda, e cila ishte në muajin e shtatë të shtatzanisë.

E reja, edhe pse në muajin e shtatë të shtatzënisë vazhdonte të punonte pranë spitalit të Laçit.

Lajmin për ndarjen e saj nga jeta e ka bërë me dije Urdhri i Infermierit të Shqipërisë me anë të një postimi në rrjete sociale, ku kanë shprehur ngushëllimet për familjarët dhe kolegët.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të laborantes nga Lezha Aida Perdoda, (34 vjeç) si pasojë e atakut kardiak . Dhe pse ishte shtatzënë në muajin e shtatë ajo vazhdonte të punonte me përkushtim dhe devotshmëri pranë Spitalit të Laçit. Në emër të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllime te sinqerta familjarëve dhe kolegëve,”-shkruhet në postimin e bërë për të. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 3.08.2021 12:35