Lajm i mirë për shqiptarët e diasporës, KQZ propozon për votim nga vendi ku banojnë

Çdo emigrant që ka më shumë se tre muaj jashtë shtetit do të ketë të drejtë të votojë nga vendi ku jeton.

Ky është propozimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili siguron të drejtën e viteve të shqiptarëve të diasporës.

Sipas KQZ-së emigrantët shqiptarë që dëshirojnë të votojnë duhet të paraqesë paraprakisht një kërkesë ku të deklarojnë se do të marrë pjesë në votim, jo më vonë se 15 ditë që nga shpallja e datës së zgjedhjeve nga ana e kreut të Shtetit.

Kërkesë do të bëhet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në faqen e internetit ose edhe nëpërmjet aplikacionit zyrtar të KQZ-së.

Sipas propozimit, emigrantit do të duhet të plotësojë një formular me të dhënat e tij personale.

DRAFTI I PLOTË I KQZ-së: 

Çdo shtetas shqiptar me të drejtë vote, me vendbanim jashtë territorit të Republikës sëShqipërisë për një periudhë më të gjatë se tre muaj pa ndërprerje ose për një periudhë më të gjatë segjashtë muaj, në një vit kalendarik sipas parashikimeve në dispozitat e Ligjit Nr. 14/2016 “Për identifikimin dhe regjistrimin e adresës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të republikës së shqipërisë”, nga këtu e vijim në këtë vendim i referuarsi “votues nga jashtë”, ka të drejtë të votojë atje ku ai ka vendbanimin e tij, pasi të ketëshprehur vullnetin për të votuar, sipas rregullave të përcaktuara në këtë vendim.

Procedura për paraqitjen e kërkesave për regjistrimin e votuesve nga jashtë fillon jo më vonë se 15 ditë nga data e shpalljes së dekretit të Presidentit të Republikës për caktimin e datës për zgjedhjet për Kuvendin dhe përfundon jo më vonë se 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve.

Kërkesa për regjistrim bëhet nga vetë votuesi nga jashtë, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nëpërmjet faqes zyrtare të internetit të tij, ose nëpërmjet një aplikacionitëinstalueshëm në pajisjetë ndryshme inteligjente, i miratuar nga KQZ.

Votuesi nga jashtë që kërkon të regjistrohet duhet tëplotësojëtë dhënat që i kërkohen në formularin përkatës elektronik i cili i vihet në dispozicion sipas pikës 3 të këtij vendimi.

Formulari përkatës elektronik përmban të dhëna mbi: emrin, mbiemrin, datëlindjen, vendlindjen, numrin personal të identifikimit, adresën e vendbanimit të përhershëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, një numër telefoni të lëvizshëm funksional, një adresë e-mail të vlefshme.Zgjedhësi nga jashtëduhet t’i bashkangjisi (ngarkojë) të dhënave të mësipërme edhe njëfoto tëdokumentitidentifikues të tij të lëshuar nga shteti shqiptar dhe/ose nga shteti ku ai banon.

Komisioneri nëpërmjet administratës së KQZ vërteton vullnetin e votuesit nga jashtëpër tu regjistruar, nëpërmjet identifikimit biometrik të tij, ose nëpërmjet një mënyre tjetër me mjete elektronike, e cila sigurohet plotësisht mbi vërtetësinë e identitetittë votuesit që ka bërëkërkesën për regjistrimin. Në rast të mosfunksionimit për arsye teknike të sistemeve dhe pajisjeve të teknologjisë së informacionit procedurat për regjistrimin e votuesve nga jashtë vendit do të zhvillohen sipas Urdhërit të dalë për këtë qëllim të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili publikohet dhe konsultohet publikisht në faqen zyrtare të internetit të KQZ.

KQZ ka të drejtën e verifikimit tëpërputhshmërisë sëtë dhënave tëformularit përkatës elektronik të plotësuara nga votuesi nga jashtëme të dhënat e tij në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile(RKGjC). Nëse votuesi nga jashtë nuk ka deklaruar vendbanimin e tij në përputhje me përcaktimet e ligjit 14/2016 “Për identifikimin dhe regjistrimin e adresës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë” dhe akteve nën ligjore të nxjerra në zbatim të tij ose të dhënat e formularit përkatës elektronik nuk përputhen me ato tëRKGjC, atëherë kërkesa për regjistrim refuzohet. Në këtë rast, votuesi nga jashtë njoftohet për refuzimin nëpërmjet e-mail, ose mesazhit telefonik, ose automatikisht pas aplikimit për regjistrim nëpërmjet faqeszyrtare së internetit të KQZ, ose aplikacionit përkatës. Votuesi të cilit i është refuzuar kërkesa për regjistrim, ka të drejtën të ri-aplikojëduke respektuar afatet e përcaktuara në këtë vendim.

KQZ përfshin në një listë të posaçme emrat dhe të dhënat e tjera identifikuese të votuesve nga jashtë të cilëve ju është pranuar kërkesa për tu regjistruar për të votuar atje ku ata kanë vendbanimin jashtë vendit, këtej e tutje referuarsi Indeksi i Votuesve nga Jashtë (IVJ).

Me përjashtim të zhvillimit për herë të parë të votimit nga jashtë vendit, në zgjedhjet pasardhëse për Kuvendin e në vijim, KQZ do duhet që në ndërveprim me DPGjC të përditësojë adresat jashtë vendit të deklaruara nga votuesit nga jashtë të cilët figurojnë ndërkohë të regjistruar në IVJ. Në çdo rast, në zbatim të parashikimeve të Kodit Zgjedhorkëta zgjedhës do duhet të shprehin vullnetin për të ushtruar të drejtën e votimit, sipas rregullave të përcaktuara në këtë vendim, pa pasur nevojë për të dhënë sërish të dhëna apo dokumente të cilat i ka vënë në dispozicion më parë dhe nuk kanë ndryshime. Komisioneri Qendror i Zgjedhjeve miraton me Urdhër procedurat e ruajtjes dhe përditësimit të informacionit që mban IVJ.

Jo më vonë se 45 ditë përpara datës së zgjedhjeve KQZ e dërgonIVJ-nëDrejtorinëe Përgjithshme të Gjendjes Civile (DPGJC).

DPGJC harton listën e zgjedhësvesipas përcaktimeve të nenit 56 tëLigjit Nr.10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, duke hequr nga kjo listëemrat e atyre personave që përmban IVJ.

DPGjC harton listën e zgjedhjësve nga jashtë vendit sipas përcaktimeve të nenit 46, paragrafi 3, të Ligjit Nr.10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

Subjektet zgjedhore të regjistruara në këto zgjedhje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, me kërkesën e tyre dhe pa pagesë, mund të marrin nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile dhe/ose Komisioni Qendror i Zgjedhjeve një kopje elektronike të listave të zgjedhësve nga jashtë vendit.

Në rastin kur kërkesa për regjistrim është pranuar, atëherë KQZ njofton votuesin nga jashtë se ai do të hiqet nga lista e zgjedhësve të cilët votojnë brenda territorit të RSH dhe se do të pajiset me fletë votimi për të votuar atje ku ai ka vendbanimin.

Në rastin e zgjedhjeve të parakohshmeprocedura për paraqitjen e kërkesave për regjistrimin e votuesve nga jashtë fillon jo më vonë se 2 ditë nga data e shpalljes së dekretit të Presidentit të Republikës për caktimin e datës për zgjedhjet për Kuvendin dhe përfundon jo më vonë se 15ditë përpara datës së zgjedhjeve.

Përfaqësuesit e partive politike në KQZ, kanë të drejtën tënjihen paraprakisht me të gjitha sistemet dhe/ose pajisjet e teknologjisë së informacionit qësigurojnë procesin e regjistrimit të votuesve nga jashtë sipas parashikimeve të këtij vendimi.

Sistemet dhe pajisjet e teknologjisë së informacionit të përdoruara për qëllime të zbatimit të këtij vendimi i nënshtrohen një testimi paraprak në prani të partive politike, medias dhe organizatave të ndryshme të shoqërisë civile, etj.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të KQZ.

Kundër këtij vendimi mundet të bëhet ankim ne Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor pranë Gjykatës Administrative të Apelit, Tiranë, brenda (5) ditëve nga shpallja e këtij vendimi.


Shtuar 3.08.2022 10:19