LAJM I MIRË/ Asnjë i vdekur nga Covid në Kosovë, shihni bilancin e 24 orëve të fundit

Bie ndjeshëm numri i rasteve të reja dhe fataliteteve në Kosovë.

Ditën e sotme janë shënuar 40 raste të reja dhe asnjë vdekje nga pandemia.

Lajmin e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë së Kosovës e cila ka publikuar bilancin e Covid në Kosovë për 24 orët e fundit.

Ministria njofton se ditën e sotme janë shëruar 149 qytetarë, kurse numri total i rasteve të shëruar që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 156.182 persona.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.144 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.432.135 doza të vaksinës. Deri më sot 608.939 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 2.870 testime, 40 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 149 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.182. Në total numri i rasteve aktive është 1.226/albeu.com