Lajçak: Pajtohem plotësisht me numrin dy të NATO-s rreth situatës në Veri

Emisari Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka treguar se është plotësisht dakord me zëvendës/sekretarin e NATO’s, Mircea Geoana, lidhur me deklarimin e këtij të fundit se Kosova dhe Serbia duhet të parandalojnë përshkallëzimin e situatës.

Lajcak përmes një cicërime në Twitter e falënderoi Geoana për koordinimin e shkëlqyer mes BE’së dhe NATO’s.

“Plotësisht dakord me@Mircea_Geoana. Faleminderit për koordinimin e shkëlqyer të Evropës dhe NATO’s, – si me lidershipin në nivelin më të lartë ashtu edhe @KFOR’it në terren”.

Zv/sekretari i NATO’s, në deklarimin e tij tha se janë të gatshëm të ndërhyjnë nëse rrezikohet stabiliteti në Kosovë.

 


Shtuar 5.11.2022 23:09