Laçi mposht Kukësin dhe rikthen shpresat për titull (VIDEO)

Pas dy barazimeve radhazi, Laçi i Shpëtim Duros rikthehet te fitorja dhe kthen shpresat në garën për titull. Në fushën e tyre, kurbinasit e kanë treguar që janë një “kockë e fortë” dhe mund të mposhtin çdo ekip teksa ndaj Kukësit nuk kishin asnjë problem për të marrë 3 pikë teksa ndeshja u vendos që në pjesën e parë.

Që në minutën e 6’, Laçi kalon në avantazh me penallti pas një gabimi të Lulajt në mbrojtje dhe Lushkja shënon por në gjuajtjen e dytë kur topi u kthye nga pritja e portierit Xhika. Loja hapet menjëherë pas këtij goli me raste nga të dyja ekipet por sërish skuadra e Duros shënon dhe sërish me Lushkjan pas një kombinimi të bukur në zonë.

Edhe pjesa e dytë ishte shumë e luftuar dhe ku të dyja skuadrat mund të shënon por Kukësi vuajti si gjithmonë mungesën e efikasitetit ndërsa Laçi u kënaq me dy golat e parë dhe 3 pikët e fituara.

Me këtë fitore, kurbinasit ruajnë shpresat ndërsa dy ndeshjet e ardhshme i ka të lehta në letër teksa 3 të fundit janë me 3 rivale direkte, Tiranën, Teutën dhe Vllazninë.


Shtuar 3.05.2021 17:03