Laboratori i “mallit” në Kurbin, lihet në burg nipi i kreut të Kadastrës

Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg Vranicki Hiskun, 24-vjeç i arrestuar pak ditë më parë pas zbulimit të laboratorit të drogës në Gjorm të Kurbinit.

Mësohet se gjyqtari Olti Skrame ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” me afat 45 ditë, deri në administrimin e rezultateve të ekspertimeve dhe mbrojtjes nga i akuzuari.

Në laboratorin për kultivimin e lëndëve narkotike të zbuluar katër ditë më parë është i përfshirë edhe drejtori i Kadastrës Edmond Stojani. Zyrtari i shtetit kishte marrë këtë magazinë me qira në fshatin Gjorm, katin e dytë të së cilës e kishte kthyer në laborator droge.

Gjatë aksionit “Gjorm 2021” u sekuestruan 205 rrënjë kanabis dhe pajisjet që shërbenin për kultivimin e tyre, ndërsa u kap vetëm djali i motrës së Stojanit, Vranick Hisku. /albeu.com/


Shtuar 13.04.2021 09:22