La Zvicrën për Sali Berishën, Floriana Garo tregon çfarë e shtyti të bënte këtë hap

Drejtoresha e komunikimit e lëvizjes së Berishës, Floriana Garo, ka treguar nga studioja e “Quo Vadis” arsyet që e larguan atë nga Zvicra.

“Nisur edhe nga COVID, menduam edhe ne që ta linim Zvicrën e ftohtë dhe deri diku të izoluar. E kemi lënë për të jetuar këtu për një periudhë kohe të konsiderueshme”, është shprehur Garo.

E pyetur mbi vështirësitë në botën politike, Garo u shpreh: – E para ishte i vështirë vendimi për ta lënë Zvicrën. Shumë kërkojnë që të shkojnë atje, kursë unë dhe familja ime vendosëm që të kthehemi. Shqipëria është vendi ynë dhe vendi që na bën të ndihemi mirë, vetvetja./albeu.com/


Shtuar 29.12.2021 09:48