“La Casa de Papel” publikoi sezonin e ri, kompania e njohur i lë punojësit pushim që të shohin serialin

Seriali më popullor i momentit, “La Casa de Papel”, ose ndryshe “Money Heist” publikoi sot sezonin e saj të pestë dhe të fundit në platformën e Netflix.

Ky është volumi i parë që përmban 5 seri dhe vëllimi 2 me 5 të tjera publikohet më 3 dhjetor 2021.

“Banda është mbyllur në Bankën e Spanjës për mbi 100 orë. Ata kanë arritur të shpëtojnë Lisbonën, por momenti më i errët është mbi ta pasi kanë humbur njërin prej tyre. Profesori është kapur nga Sierra dhe, për herë të parë, nuk ka një plan arratisjeje”, shkroi “Netflix”.

Shumë prej nesh, me siguri, po nxitojmë të “vëmë punët në vijë”, për të parë serialin. Ndërkohë, në një cep tjetër të botës, në Indi, një firmë e njohur “Verve Logic”, i ka lënë të gjithë punojësit pushim, duke e shpallur ditën si “Netflix dhe Chill Holiday”.

Rajasthan company gives off to employees to watch Money Heist, asks them to ‘Netflix and chill’ | Trending News,The Indian Express

CEO i kompanisë, Abhishek Jain në mesazhin e tij drejtuar punonjësve të tij në mediat sociale, tha se “është në rregull të bësh një pushim herë pas here”. Pronari e përfundoi e-mailin e tij duke thënë: “Bella Ciao, Bella Ciao.”.


Shtuar 3.09.2021 20:11