Një person i armatosur ka shkaktuar alarm në Gjeorgji. Ai ka marrë peng 12 persona një bankë në qytetin e dytë më të madh, Kutaisi, duke kërkuar 2 milionë dollarë, një helikopter për t’u larguar nga vendi dhe një flamur rus. Personi i armatosur thuhet se ka njoftuar kërkesat e tij në një video të postuar në faqen e një prej pengjeve në Facebook.
Ministria e Brendshme e vendit të Detit të Zi tha se i dyshuari ishte fshehur në një degë të Bankës së Gjeorgjisë në qytetin me rreth 150,000 banorë.
“Për momentin, janë 12 pengje në ndërtesë”, shtoi ministria në një deklaratë dhe se policia ishte vendosur në bankë për të zgjidhur krizën.
Një hetim u hap për një “akt terrorist, pengmarrje dhe posedim të paligjshëm të armëve të zjarrit”, shtoi ministria.
Stacioni i pavarur televiziv Mtavari transmetoi një video me telefon celular të xhiruar nga një prej pengjeve, e cila tregon atë që ai thotë se janë dy mjete shpërthyese në derën e hyrjes.
“Pengmarrësi thotë se këto janë bomba që do të shpërthejnë nëse dera hapet,” thotë pengu./albeu.com