La 10 të vdekur në supermarketin në New York, i riu udhëtoi më shumë se 320 km për të vrarë njerëzit me ngjyrë

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një i ri sulmoi për vdekje 10 persona në një market në Buffalo në New York.

18-vjeçari i identifikuar si Payton Gendron, sipas policisë udhëtoi më shumë se 320 km për të kryer krimin që po hetohet si akt ekstremizëm me motive racore. Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e djeshme.

Të lidhura

None found

Kryebashkiaku i Buffalo, Byron Broën tha se i dyshuari mbërriti me qëllim që të merrte jetën e njerëzve me ngjyrë. Emri i tij nuk ishte i panjohur për autoritetet amerikane.

Gendron kishte kërcënuar më parë me të shtëna në shkollën e tij të mesme në qershorin e kaluar dhe më pas iu nënshtrua një ekzaminimi të shëndetit mendor.  Policia tha se i dyshuari kishte parë nga afër zonën një ditë para të shtënave.

“Kjo ngjarje u krye nga një individ i sëmurë, i çmendur, i cili u ushqye me urrejtje,” tha Prokurorja e Përgjithshme e Neë Yorkut Letitia James.

Të shtënat kanë habitur të gjithë banorët e zonës. Nga 13 personat e qëlluar, policia tha se 11 ishin me ngjyrë. Në mesin e të vrarëve ishte një burrë që po blinte ëmbëlsira për ditëlindjen e djalit të tij dhe një grua që kishte shkuar për të bërë pazar pasi kishte vizituar burrin e saj në një shtëpi pleqsh.


bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet