Transferimi i Kylian Mbappe te Real Madrid “është bërë në masën 99%”.
Fjala e kryebashkiakut të kryeqytetit spanjoll, Jose Luis Martinez Almeida, i cili mbrëmjen e djeshme ka darkuar me Emirin e Katarit. Duke folur në radion “Cadena Ser” ai tha: “ Unë mendoj se Mbappe te Real Madrid është 99% e përfunduar. Por për të ngrënë në paqe darkën, thashë se isha një tifoz i Atletico Madrid”, shtoi ai.
Në kuadër të vizitës në Spanjë nga Emiri i Katarit, Tamim ben Hamad Al Thani, kryetari i bashkisë darkoi me të të martën në mbrëmnje në pallatin mbretëror, në prani të mbretit të Spanjës Felipe VI dhe presidentit të PSG-së Nasser Al Khelaifi.
Emiri i Katarit, Tamim ben Hamad Al Thani, ka nisur dje në vizitë shtetërore në Spanjë, qëllimi i së cilës është forcimi i lidhjeve ekonomike me Madridin./h.ll/albeu.com