Ky është ushqimi hidratues që ka më pak kalori sesa shalqiri

Shumica e njerëzve mund ta dinë që shalqiri dhe kastraveci kanë një përqindje të lartë uji, por ekziston një ushqim tjetër që është relativisht i nënvlerësuar. Bëhet fjalë për specin.

Specat në të gjitha ngjyrat janë të shijshëm dhe nuk mungojnë asnjëherë në frigorifer. Ata kanë të njëjtën përmbajtje uji si shalqiri. Pra, 92%. Por gjëja më e mirë është që ju të mund të hani sasi më të mëdha, sepse speci ka 1/3 e sheqernave të shalqirit (2 gramë / 100).

Jo vetëm të mirë për të hidratuar, por specat përmbajnë më shumë vitaminë C sesa portokallet, shumë antioksidantë, vitamina A dhe E kalium dhe acid folik./albeu.com

 

 

 

 


Shtuar 22.06.2021 15:56