Ky është truku psikologjik për të reduktuar menjëherë stresin

Të gjithë ne, ndonjëherë, përjetojmë stres intensiv për shkak të detyrimeve tona personale dhe profesionale, kohët e fundit, edhe për shkak të ngjarjeve aktuale. Ndaj, për të mos lejuar që stresi të ndikojë në përditshmërinë tonë, është e rëndësishme që të kemi në kokën tonë teknikat për ta përballuar atë, të cilat, sado të thjeshta të duken në pamje të parë, mund të bëjnë vërtet ndryshim!

Metoda e relaksimit të fokusuar është ajo që mund t’ju ndihmojë të menaxhoni një situatë stresuese.

Qendroni për disa minuta në një vend të qetë.

Më pas imagjinoni veten në një “hapësirë ​​lumturie”, p.sh. ulur në një plazh, duke dëgjuar valët, duke ndjere aromen e detit dhe rërën e ngrohtë nën këmbët tuaja.

Mendoni për të gjitha përvojat që keni pasur në këtë vend dhe lejojini vetes të ndjeni se jeni vërtet atje. Pas disa minutash, hapni sytë dhe kthehuni në momentin aktual.

Mos harroni se trupi dëgjon mendjen tonë dhe udhëhiqet prej saj. Funksioni i zemrës p.sh. ndikohet nga mënyra se si ndiheni dhe sigurisht që ndikon në presionin e gjakut. Ky është një shembull i vogël për të kuptuar se si trupi bashkëpunon me mendimet dhe ndikohet prej tyre.

Por nëse fokusoni vëmendjen tuaj në një skenar të këndshëm imagjinar, atëherë do të arrini të sillni qetësi në mendje dhe trup dhe të ndjeni relaksim.

Kur mendja është e qetë, ju mund të menaxhoni më mirë situatat stresuese, të thyeni fobitë dhe të largoni stresin mendor, emocional dhe fizik.

Sipas hulumtimeve që është bërë një metodë e relaksimit të fokusuar, është në gjendje të ndikojë ndjeshëm në shëndetin mendor, mirëqenien dhe cilësinë e përgjithshme të jetës me përfitime të shumta.

Provojini herën tjetër kur ndjeni se stresi ju pushton!


Shtuar 10.08.2023 22:55

Tags: