Ky është shqiptari që tentoi të abuzonte me 20-vjeçaren në Greqi

Mediet greke kanë publikuar fotot e 28-vjeçarit shqiptar që tentoi të përdhunonte një 20-vjeçare në Nice të Greqisë.

I riu shqiptar u arrestuat në orët e para të së dielës, 6 tetor.

Ndërsa mësohet se shqiptari nuk kishte shumë që kishte dalë nga burgu, pasi vuante dënimin për një krim të ngjashëm. Mediet greke kanë publikuar gjithashtu inicialet e shqiptarit, S.K.

Kujtojmë se shqiptari u arrestua pas denoncimit të 20-vjeçares në polici.

20-vjeçarja rrëfeu tmerrin që kishte përjetuar kur shqiptari tentoi ta përdhunonte. Oficerët e policisë së Departamentit të Sigurisë së Nicës-Agios Ioannis Rentis kanë marrë përsipër të hetojnë veprimet e 28-vjeçarit shqiptar, për të përcaktuar nëse ai mund të jetë pas sulmeve të tjera seksuale në zonën e gjerë të Pireut.

Në mënyrë të veçantë, ata shqyrtuan nëse ai mund të qëndronte pas dy sulmeve seksuale të raportuara nga dy gra në dhjetë ditët e fundit në Kaminia. Burimet policore bëjnë me dije se këtyre dy femrave iu kërkua identifikimi i 28-vjeçarit, por nuk doli asgjë. Viktimat nuk e njohën, prandaj dosja ndaj tij ka të bëjë ekskluzivisht me sulmin ndaj 20-vjeçares. Megjithatë, duhet theksuar se vajzat kanë raportuar se kur janë sulmuar kanë filluar të vrapojnë nga frika, kështu që nuk janë në gjendje të përgjigjen me siguri absolute.


Shtuar 8.11.2022 08:37