Ky është objekti në shtëpinë tuaj që duhet ta ndërroni çdo javë

Është fakt që disa sende në shtëpinë tonë duhet të ndërrohen rregullisht, ndërsa të tjerët duhet të hidhen edhe çdo javë.

Një nga këto objekte i përket kuzhinës… sfungjeri që përdorim për të larë enët. Hulumtimet shkencore kanë zbuluar se është një nga sendet më të kontaminuara në shtëpi. Çuditërisht, në një gjendje të lagësht, sfungjerët rritin baktere të reja çdo 20 minuta. Pra, larja e tyre në ujë të nxehtë nuk arrin shumë dhe nëse nuk i dezinfektoni apo zëvendësoni rregullisht, sa herë që lani enët, thjesht po transferoni bakteret në enët tuaja pa i pastruar ato.

Ekspertët rekomandojnë ndërrimin e sfungjerëve të kuzhinës një herë në javë, veçanërisht nëse nuk keni pjatalarëse dhe lani enët me dorë. Gjithsesi, mos harroni ta lani mirë me ujë menjëherë pas përdorimit – në mënyrë që të mos mbetet mbetje në të – dhe gjithashtu ta kulloni që të thahet më shpejt.


Shtuar 15.06.2023 23:51