Ky është 30 vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik në Gramsh (VIDEO)

Personi në foto është Ledian Lami, 30 vjeçari i cili humbi jetën në aksidentin e sotëm në Gramsh.

Aksidenti tragjik ndodhi mesditën e sotme, ku një autobus përfundoi në përrua, bashkë me pasagjerët.

Ndërkohë janë plagosur 9 pasagjerë të cilët janë nisur me urgjencë në spital, për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar më shumë mbi aksidentin e rëndë.


Shtuar 10.07.2021 16:52