Ky është 25-vjeçari shqiptar që humbi jetën në aksident në Itali

Paraditen e djeshme, një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku humbi jetën 25-vjeҫari shqiptar Haris Shala.

Mediat përtej Adriatikut, raportojnë se viktima është kamionisti Haris Shala, baba i një vajze shumë të vogël, me banim në Pisa.

Nuk kishin kaluar as një mijë ditë para se të binte një zi e re në familjen Shala, pasi Haris në tetor të vitit 2021 kishte humbur po në aksident rrugor, kushëririn e tij, Besmirin.

Aksidenti ndodhi ditën e djeshme rreth orës 10:15 në autostradën A22 Brennero në karrexhatën jugore, veçanërisht në shtrirjen midis Nogarole Rocca (në provincën e Veronës) dhe kabinës së pagesës Mantua Nord.

Autostrada ishte mbyllur më herët që nga ora 06:20 deri në orën 08:22 për të lëvizur një rimorkio që ishte përmbysur në rrugë.

Më pas autostrada u rihap në një korsi për të lejuar që të lirohej sadopak trafiku, përpara një mbylljeje pasuese në orën 09:40 të mëngjesit, e nevojshme për të hequr rimorkio.

Pak minuta më vonë ka ndodhur dhe aksidenti i dytë, edhe më tragjik, ku ka humbur jetën 25-vjeçari shqiptar.

Përplasja ka ndodhur mes dy kamionëve që po udhëtonin të dyja në drejtim të Modenës. I tradhtuar nga shiu dhe dukshmëria e dobët, viktima Haris Shala nuk ka vërejtur mjetet e ndalura në kolonë dhe ka goditur makinën e fundit të rreshtit.

Pas përplasjes së fuqishme, shoferi shqiptar me banim në Piza, vdiq brenda kabinës së kamionit, e cila u rrudhos nga përplasja.

Në vendngjarje kanë mbërritur një ambulancë, një helikopter, policia rrugore dhe zjarrfikëset.

Gjatë operacioneve të shpëtimit të cilat përfunduan rreth mesditës shtrirja e autostradës midis kabinave të pagesës Nogarole Rocca dhe Mantua Nord mbeti e mbyllur për trafikun.

Zjarrfikësit, të cilët mbërritën nga Verona me dy automjete, duke përfshirë vinçin dhe shtatë operatorë, përdorën shpërndarës dhe gërshërë hidraulike për të nxjerrë trupin e Harisit nga kabina e kamionit.

Megjithatë, për fat të keq, pavarësisht ndihmës, nuk mund të bëhej asgjë. Aksidenti shkaktoi të paktën 8 kilometra bllokim trafiku nga hyrja në A4.

Haris Shala ishte i njohur në qytet. Prej disa kohësh ai punonte si shofer kamioni, madje kalonte disa ditë jashtë qytetit. Kishte ndjekur “Pacinotti” dhe i pëlqente të luante futboll.

“Ai ishte një djalë i mirë, por edhe shumë i përgjegjshëm e kujton Marco, një shok shkolle . Një person i integruar dhe i pëlqyer. Na vjen vërtet shumë keq. Ky lajm na ka tronditur”.

Herta, kushërira e Harisit, është e dëshpëruar: “Nuk ka fjalë thotë ajo e pushtuar nga lotët dhimbja në këtë moment është vërtet shumë e madhe”.

Familja Shala, ishte goditur tashmë nga një tjetër humbje shumë e rëndë më 17 tetor 2021.

Besmiri, 29vjeç, punëtor magazine, kishte vdekur pasi kishte rënë nga skuteri i tij në rrethrrotullimin Kindu midis Pizës dhe San Xhulianos. 918 ditë pas asaj humbjeje të tmerrshme, një tjetër tragjedi. Nuk ka paqe, vetëm lot. /Lanazione.it


Shtuar 23.04.2024 11:14