Ky është 21-vjeçari që përplasi me makinë dy të rinjtë në Tiranë, i ndëshkuar edhe më parë (EMRI-FOTO)

Policia ka arrestuar 21-vjeçarin, Jorgaq Thengjilli, drejtuesi i mjetit “Benz”, i cili aksidentoi çiftin e të rinjve përballë kryeministrisë, ndërsa ishin duke ecur mbi trotuar.

I riu ka qenë duke ecur me shpejtësi skëterrë, ndërkohë që ka humbur drejtuimin e mjetit duke “fluturuar” mbi trotuar, dhe fillimisht ka përplasur vajzën dhe më pas djalin.

Fatmirësisht në vendngjarje ka rastisur një mjek i cili ju ka dhënë ndihmën e parë dy të rinjve, deri sa ka mbërritur ambulanca.

Menëherë dy të rinjtë janë nisur në spital, ndëkrohë që vajza i ëhstë nënshtruar një operacioni pasi ndodhej në gjendje më të rëndë.

Sipas autoriteteve i riu i është nënshtruar testeve përkatëse dhe ka rezultuar se nuk kishte qenë nën efektin e alkoolit apo lëndëve narkotike.

Po ashtu bëhet me dije se kjo nuk është hera e parë që 21-vjeçari ka shkaktuar problematika në qarkullim, pasi është ndëshkuar më përpara për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin J. Th., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ky shtetas, ditën e sotme, në rrugën “Ismail Qemali”, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dyshohet për shkak të shpejtësisë mbi normat e lejuara, dhe ka aksidentuar shtetasit D. K., dhe K. D., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit i është nënshtuar testit me “Drager” dhe “AquilaScan” dhe ka rezultuar që nuk kishte konsumuar pije alkoolike, apo lëndë narkotike.

Ky shtetas është ndëshkuar më përpara për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shtuar 5.11.2023 22:02