Kuvendi rrëzoi rezolutën për “Srebrenicën”, Berisha: Shqipëria, vendi i vetëm që nuk dënon gjenocidet

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një konferencë për media ku ka komentuar sërish rrëzimin e rezolutës së tij nga Kuvendi, për të dënuar masakrën e Srebrenicës në Bonje.

Berisha u shpreh se Shqipëria është i vetmi vend që nuk dënon gjenocidet, duke shtuar se pretendimet e Ramës dhe Ballës janë trillime te neveritshme, të personave të inkriminuar  ne çdo qoshe të psikologjisë së tyre.

“Dënim i gjenocidit është  një detyrim madhor, moral dhe ligjor. Siç jeni dëshmitarë  në Parlament dje ndodhi akti me i rendë më i turpshëm në historinë 30-vjeçare te vendit. Refuzimi për të dënuar me një rezolutë një gjenocid të konfirmuar nga 2 gjykatat ndërkombëtare.

Mbi bazën e vendimit të këtyre gjykatave, vende të lira ne tërësi kanë kaluar rezoluta me të cilat dënojnë gjenocidin, për Srebrenicën si akti më barbar pas luftës së dyte botërore. E kanë bërë parlamentet e tjera të Europës. E ka bërë edhe parlamenti i Maliz të zi, ku jetojnë një shumicë serbësh.

E ka dënuar edhe vetë parlamenti i Serbisë. Shqipëria ishte vendi i vetëm që nuk ka dënuar asnjë nga gjenocidet që kanë ndodhur. Jo që nuk dënoi po shkalle lartë e kriminalizimit të pseudo mazhorancës bëri që Shqipëri të refuzoje një rezolutë në mënyrë absolute unë që po flas para jush nuk mendoja se kjo rezolute nuk do të votohej. Pretendimet e Ramës dhe Ballës janë trillime te neveritshme, të personave të inkriminuar  ne çdo qoshe të psikologjisë së tyre.

Është refuzuar nga qeveria. Rama dhe Balla mashtrojnë, të kriminaliuar ne çdo skaj. Nuk është e vërtetë që shty për më vonë. Rama deklaroi dje se fajin e ka Saliu. Duhet të jesh në primitivitet që edhe një akt të tillë të ndërgjegjes individuale dhe njerëzore tua kalosh te tjerëve”, tha Berisha./albeu.com