KUVENDI/ Nga marrëveshja me Emiratet Arabe kundër terrizmi tek shkëmbimi i informacionit me Britaninë për emigrantët, çfarë pritet të diskutohet në seancën e sotme

Ditën e sotme kuvendi mblidhet në seancë plenare, për diskutimin e disa projekt-ligjeve.

Së pari pritet diskutimi i projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes financiare në kuadër të partneritetit ndërmjet Shqipërisë dhe Komisionit Evropian për rregullat specifike te zbatimit të asistencës financiare të BE-së.

Projektligji i dytë që do të diskutohet është ai i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe terrorizmit.

Ndërsa, duke parë gjendjen aktuale të vendit, ku një numër i madh të rinjsh rrezikojnë jetën për të kaluar drejt Anglisë, do të diskutohet edhe projektligji për shkëmbimin e informacionit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar e Irlandës për qëllime të lidhura me migracionin.


Shtuar 15.09.2022 09:07