Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për vdekjen e Silvio Berlusconit

Kuvendi i Shqipërisë mbajti sot një minutë heshtje në nder të ish-kryeministrit Italian, Silvio Berlusconi, i cili ndërroi jetë më datë 12 qershor.

Gjatë fjalës së saj, Nikolla tha se Berlusconi ishte një mik i vjetër dhe i shquar i Shqipërisë, ndërsa shtoi se ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Silvio Berlusconi ka dhënë një kontribut të spiktaur për fuqizmimin e Shqipërisë dhe Italisë.”, u shpreh Lindita Nikolla.

 

Funerali shtetëror i Silvio Berlusconit u zhvillua ditën e djeshme në katedralen e Milanos. Kremtimi liturgjik, i hapur nga Requiem, u kryesua  nga Kryepeshkopi i Milanos Mario Delpini.

Të pranishëm në funeral ishin  liderët e lartë shtetërorë të Italisë, duke filluar nga kryeministrja Giorgia Meloni e presidenti Sergio Mattarella.

/albeu.com/