Kuvendi i hoqi sot imunitetin deputetit, Arben Ahmetaj, duke hapur kështu rrugën e arrestimit të tij.
117 deputetë votuan votuan pro kërkesës së SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt. Ndërkohë 3 deputetë abstenuan, ata janë: Vangjel Dule, Fatmir Mediu dhe Agron Duka.
Prokuroria e Posaçme i kërkoi Kuvendit të hapë rrugën për arrestimin dhe kontrollin e banesës së ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, të cilin po e heton për tre akuza, më e rënda ajo për korrupsion.
Në dosjen voluminoze prej 320 faqesh krahas Ahmetajt rezultojnë të përfshirë për aferën e inceneratorëve edhe persona të tjerë, ndaj SPAK i kërkoi Kuvendit që seancat e Këshillit të Mandateve të mbaheshin pa praninë e medias.
Ndërkaq kujtojmë se vetë Arben Ahmetaj ka reaguar dy herë në lidhje me akuzat ndaj tij.
Ahmetaj reagoi dje për emisionin për Blendi Fevziun në emisionin “Opinion” dhe sot nëpërmjet një postimi të gjatë në rrjetin e tij social Facebook.
Teksa u ka kërkuar falje votuesve të tij, familjes dhe të afërmve, Ahmetaj ka paralajmëruar se do të mundohet të nxjerrë ditë pas dite të vërtetat në lidhje me akuzat që rëndojnë ndaj tij.