Kuvendi i thirrur nga Berisha mes një sërë vendimesh të marra ditën e sotme, miratoi edhe vulën e re që do të përdoret që këtej e tutje për Partinë Demokratike.
Vula është e njëjtë me atë që është përdorur në vitet e para të themelimit të PD-së.
Kujtojmë se po ashtu në Kuvendin e sotëm u miratua në parim statuti i Partisë Demokratike, u miratua nen për nen statuti i PD, u miratua neni për primaret, referendumi, neni për fraksionet në PD, neni Basha-kryetari shkarkohet pas humbjes dhe delegatët votuan 67 nenet e satutit të ri.
Po ashtu gjatë ditës së sotme, delegatët e Kuvendit të thirrur nga Berisha në “Air Albania” kanë vendosur shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi si edhe të tre nënkryetarëve, Grida Duma; Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj.
Shkarkimi i tyre u bë me argumentin se nuk ishin zgjedhur sipas statutit të partisë./albeu.com/