Kuvendi i 30 prillit: A do bashkohen demokratët? Ja çfarë thotë Berisha

Në emisionin “Open”  në News 24  është i ftuar ish-kryeministri Sali Berisha i cili do ju përgjigj disa pyetjeve për shumë çështje reth PD-së.

Që në nisje të intervistës, Berisha u ndal te Kuvendi i 30 prillit si dhe te rikthimi i tij i tretë në PD.

Pjesë nga biseda

Çfarë që prodhoi Kuvendi i 30 prillit, bashkim apo përçarje?

Ky është një proces unik në llojin e tij që zhvillohet në narko-shtet. Nëse rikthehemi nga shtatori deri sot, çfarë do shihni ju në këtë përballje?! Ka një përballje mes legjitimes dhe jo legjitimes. Midis bashkimit dhe përçarjes, midisi demokratikes dhe autokratikes. Kjo është e vërteta e pamohueshme. Pse është mes jolegjitimes dhe legjitimes?! Ky proces nisi kur kryetari i PD nën presionin e tmerrshëm të ambasadores së SHBA-ve mori një vendim të pabazuar në asnjë ligj të PD në asnjë forum të PD, në asnjë ligj të Shqipërisë, për përjashtimin tim nga grupi parlamentar në një kohë kur ai nuk kishte kompetencë. Për vendosjen e kësaj kompetencë u përdorën firmat e ¼ të delegatëve dhe u mblodh një Kuvend në dhjetor që miratoi një status të ri që e nxjerr partinë nga mundësi të tilla. Ne atë kuvend PD erdhi pas një votimi të certifikuar të lirë, të rreth 40 mijë anëtarëve të saj. Të garantojë se në historinë e saj s’ka pasur të tillë. Në këtë kontekst, unë nuk ju premtova asgjë më shumë demokratëve, se sa rikthimin e votës së lirë.

Synimi juaj ishte bashkimi?


Bashkimi me votën e lirë. E kam thënë dhe e kam përsëritur, bashkimi rreth votës së lirë. Ai që pranon votën e lirë, është i mirëpritur dhe s’ka asnjë lloj intimidimi.