Kuvendi e shkarkoi me 105 vota, reagon Meta

Pak minuta pas shkarkimit të tij, ka reaguar Ilir Meta përmes një postimi në Facebook. AI ka postuar një gafë të bërë nga deputeti Selami Jenishehri, dhe ka uruar një ditë relaksuese për të gjithë.

Kujtojmë se Jenishehri teksa foli për vjedhjen e zgjedhjeve, bëri një gafë dhe tha se koalicioni i tij do iu dalë zot, nipërve dhe mbesave tona pensionist, të cilët iu është mohuar e drejta e votimit

“Të dashur miq, ju uroj një pasdite të qetë, relaksuese dhe të qeshur duke ju përshëndetur të gjithëve me këtë thënie frymëzuese”, shkruan Meta.

Pak më herët ka reaguar dhe zëdhënësi Tedi Blushi i cili përmes një postimi në Facebook shkroi se kishin zero shqetësim nga vendimi antikushtetues dhe qesharak i landfillit parlamentar monist, që do të hyjë si rast studimor në historinë botërore të parlamentarizmit./albeu.com

 

Shtuar 9.06.2021 03:06