KUVENDI/ Balla: Rublaxhinjtë dhe non gratat duan të pengojnë diskutimin për integrimin europian

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka kërkuar që në Kuvend të fillojë menjëherë diskutimi për progres raportin e Komisionit Europian.

Balla akuzoi opozitën se është përpjekur ta pengojë këtë diskutim, por kjo duhet të ndalojë

“Pas 42 minutash sorrollatje pas asnjë kuptim dhe përpjakje për të penguar Kuvendin për të zhvilluar një prej debateve më të rëndësishme si debate për progres raportin e Komisionit Europian për vitin 2022, kërkesa ime është që të kalohet direkt në diskutimin e këtij raporti.

Ka një përpjekje shumëvjeçare të rublaxhinjve, të non gratës për të penguar kuvendin e Shqipërisë dhe Shqipërinë të fokusohet në integrimin europian. Kërkesat për fjalën për procedurë merren vetëm një herë. Partneri i Kostandin Kovaçevit nuk mund të pengojë diskutimin në Kuvendin Shqiëprisë për progress raportin. Rublaxhiu i Vladimir Putinit nuk mund të pengojë Kuvendin në diskutimin e progres raportit”, tha Balla.

 


Shtuar 17.11.2022 10:55