Gjatë ditës së sotme, vendi do të vijojë të karakterizohet nga një situatë atmosferike kryesisht e qëndrueshme. Në relievet kodrinore dhe malore priten vranësira të pakta deri mesatare, të cilat do të shfaqen përkohësisht nga mesdita deri në orët e pasdites, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të ketë mot të kthjellët.
Reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët do të regjistrohen përgjatë zonave malore, më së shumti gjatë mesditës dhe pasdites.
Të lidhura
None found
Në ajër do të ketë gjithashtu përqendrim të lartë të grimcave të rërës dhe pluhurit.
Era do të fryjë nga veriperëndimi në jugperëndim, me një shpejtësi mesatare prej 7m/s. Përgjatë vijës bregdetare, veçanërisht në atë jugperëndimore, si edhe në zonat luginore, shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 14m/s.
Në det parashikohet valëzim i forcës 1-3 ballë.
