200 nxënës të shkollës 9-vjeçare “7Marsi” në Tepelenë po zhvillojnë mësimin në kushte të vështira.
Pavarësisht se temepraturat janë duke shënuar disa gradë nën zero në vendin tonë, nxënësit e kësaj shkolle nuk kanë ngrohje.
Sistemi i ngrohjes i instaluar një vit më parë, ka dalë jashtë funksionit.
Kur media shkon në shkollë, nxënësve u jepet kjo porosi:
“Na ka thënë mësuesja që të themi, në shkollë kemi ngrohje,’ thonë ata.
Por disa nxënës e tregojnë të vërtetën.
“Në klasa rrijm me xhup,sepse është ftohtë”.
Edhe prindërit shprehen të shqetësuar për situatën e ngrohjes së shkollës,” thanë nxënësit.
“S’kanë ngrohje. Kanë kaldaja por nuk i vënë në punë, këtë nuk e dimë pse?” thotë një prind për Ora News.
Problematikën me ngrohjen e shkollave e ka pranuar edhe vetë Ministrja e Arsimit Evis Kushi e cila tha se, ministria ka kërkuar në mënyrë urgjente, pajisjen me sistem ngrohjeje të 28 shkollave nga ana e bashkive./Albeu.com/