Kushi: Nëse do të kthehemi te mësimi online, skenaret i kami gati

Ministrja e Arsimit Evis Kushi është thirrur nga opozita në seancë dëgjimore në lidhje me masat e marrë për nisjen e vitit shkollor.

Kushi tha se janë të përgatitur me skenare në rast se situata e Covid-19 përkeqësohet. Ajo u shoreh se janë 500 kuota shtesë për zëvendësimin e mësuesve.

“Ne jemi të përgatitur, i kemi të gjitha skenarët gati, megjithatë nuk besojmë të shkojmë në atë gjendje sërish. Vazhdon procesi i trajnimit për aftësitë digjitale për mësuesit tanë. Sot mësuesit janë shumë më të aftë të përdorin programe të avancuara. Vjet kishim 1 mijë kuota për të zëvendësuar mësuesit me COVID, karantinë. Ne për t’i paraprirë çdolloj skenari jemi duke hartuar një tjetër vendim që këtë vit të kemi 500 kuota shtesë në dispozicion. Nëse do kemi një përkeqësim të situatës procesi arsimor të vijojë pa probleme”, tha Kushi./albeu.com


Shtuar 13.10.2021 10:46