Kushi e prerë: Studentët dhe pedagogët hyjnë në universitete vetëm me test PCR ose kartë vaksinimi

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka theksuar edhe njëherë në seancën e sotme në Kuvend, se studentët dhe pedagogët mund të hyjnë në universitete vetëm me kartën e vaksinimit ose testin e PCR.

Më tej tha se, studentët duhet t’i bashkohen këtij procesi për një vit akademik të suksesshëm.

Të lidhura

None found

“Të gjitha pedagogët dhe studentët mund të hyjnë në universitete vetëm me kartën e vaksinimit ose testin e PCR. Kjo javë është shpallur si java e vaksinimit masiv të studentëve. Ministria e Shëndetësisë është treguar e gatshme për të vënë personelin në dispozicion të universiteteve.

Studentët duhet t’i bashkohen këtij procesi për një vit akademik të suksesshëm. Do këmbëngulja për vaksinimin sepse është mënyra më e mirë edhe duke u bazuar në të dhënat e shkencës edhe në të dhënat e vendeve të tjera.

Vaksinimi është i rëndësishëm për të gjithë ne por akoma më i rëndësishëm për studentët që kthehen në auditoret. Është e rëndësishëm që secili prej nesh të vaksinohet sepse ky proces është detyrim edhe ndaj shtresave vulnerabël. Kemi detyrimin të mbrojmë edhe ata që nuk vaksinohen dot. Ne e kemi detyrim dyfish për të mbrojtur atë”, u shpreh Kushi./albeu.com

 

 

 


Shtuar 14.10.2021 14:20