“Kush nuk e punon tokën, nuk mund ta lërë djerr”, Rama: Toka aq sa është private është edhe pasuri publike, ja çfarë do të bëjmë

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimi po zhvillon me fermerët në Kafaraj të Fierit është shprehur se do të ndërmerren nisma të tjera ligjore për tokat që mbeten pa punuar.

Ai ka shtuar se ka komunikuar me deputetët që janë të angazhuar në zonat rurale që të angazhohen me fermerët duke kërkuar edhe ndihmën e ministrisë së Financave që ai që nuk punon tokën nuk mund ta lërë djerr.

“Sot kemi ende toka të papunuara, në përqindje të vogël, por nuk duhet të falim asnjë metër katroë toke bujqësore, e jo më hektarë të tërë. I kam kërkuar deputetëve të angazhuar në zonat rurale të ulen bashke me ju dhe të punojmë me Ministrinë e  Financave  dhe Ekonomisë për të vënë një normë të re ligjore, kush nuk punon tokën, nuk mund ta lerë djerr dhe të rrijë rehat dhe të thotë jo sta jap ty me qera, s’ja jap kujt, dua ta rrethoj ta mbaj me plehra, këtë nuk e lejon asnjë vend. Sepse sa është e jotja private është edhe pasuri publike, nuk mund të lihet toka për mbeturina,” ka thënë Rama./albeu.com

 


Shtuar 22.10.2022 12:48