Kush nuk buzëqesh kurrë? Një skuadër europiane ende pa fitore

Viti i ri pritet t’i sjellë një dhuratë të madhe, ndonjë skuadre në Europë.

Njërës në vecanti, mes atyre që i përkasin kampionateve që janë ndër 10 të parat në klasifikimin e Uefa-s, dhe që ende nuk ka fituar asnjë ndeshje të vetme në kampionat këtë sezon.

Duket diçka absurde në fakt që në elitën e futbollit kontinental është ende një skuadër që nuk ka mundur të festojë asnjë sukses.

Bëhet fjalë për Levanten, i vetmi formacion mes 10 kampionateve më kompetitivë të Europës, që ende nuk ka fituar 3 pikët e para.

Skuadra që i është besuar trajnerit italian Alessio Lisci, ishte shumë pranë fitores së parë në sfidën e 20 dhjetorit të kaluar, në derbin e shumë ndier me Valencian, ku shkoi në avantazh të dy golave në pjesën e parë, por më pas pësoi përmbysjen e rivalëve. Rezultati final 3-4, me një surprizë të hidhur për Levanten për një fitore kaq të çmuar të ikur për duarsh./SS


Shtuar 31.12.2021 20:51

Tags: