Kush lejoi që spitalet covid të ndërtohen me materiale të tilla?

Profesori universitar, Dejan Trajkovski pas tragjedisë në spitalit covid në Tetovë theksoi se si është lejuar që këto spitale modulare të ndërtohen me materiale që ndizen. Ai këtë e ka alarmuar përmes një postimi në facebook si më poshtë:

Pyetja e parë: Kush lejoi që objekti për trajtimin e të sëmurëve dhe personave të palëvizshëm të ndërtohet me material që ndizet? Si është e mundur që të përdornin materiale poriuretan (PUR), kur dihet se ai material digjet shumë shpejt sikur kashta?

Ai ka parashtruar edhe pyetje të tjera se a ka pasur objekti pajisje kundër zjarrit dhe se përse nuk është vepruar kur janë ndezur shkëndijat e para./INA/


Shtuar 10.09.2021 14:05