Kush ka targën 007, por dhe ata të rrjeteve sociale, Erion Braçe tregon dy kategoritë e më idiotëve

Zv.kryeministri Erion Braçe ka treguar sot se personat që mbajnë targën 007 janë ndër më idiotët e rrugëve. Përmes një postimi në Twitter, Braçe siç duket e ka bërë duke marrë shkas nga manovrat e rrezikshme që shoferët me makina luksoze bëjnë në rrugë.

“Ndër më idiotët në rrugë/trafik janë ata me targen 007”, shkruan Braçe. Por një prej personave që mban makinë me targa “007” është edhe ish-kryeministri Fatos Nano.

Por zv.kryeministri ka zbuluar edhe një kategori tjetetër idiotësh, ata të rrjeteve sociale.

“Ndër më idiotët në rrjet/trafik, instagram, twitter e posaçërisht në facebook, janë ata pa asnjë postim në profilet e tyre, por kane flamuj të dynjasë ama”, shkruan Erion Braçe në Twitter.


Shtuar 5.07.2021 22:05