Kush janë tre të rinjtë që po udhëtonin me “Audin” luksoz dhe përplasën nga pas familjen Gushi

Janë identifikuar tre të rinjtë të cilët po udhëtonin brenda Audit luksoz i cili u përfshi në aksidentin tragjik në Vlorë.

Bëhet fjalë për Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi të cilët po marrin shërbim në spitalin e Vlorës.

Familja Gushi ishte nisur për pushime në jug të vendit, kur një makinë tip Audi përplasi Toyota-n e tyre nga mbrapa, duke i nxjerrë nga rruga.

Makina ishte shkatërruar komplet duke bërë të vështirë nxjerrjen e trupave nga automjeti.


Shtuar 25.06.2021 10:47