Kush janë dy viktimat e aksidentit tragjik në Elbasan (EMRAT+VIDEO)

Mëngjesin e sotëm 2 Mars 2025, një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Elbasan, në fshatin Bishqem. Nënë e bir mbetën viktima të aksidenti tragjik.

Fatbardha dhe Klodian Shahini, po udhëtonin në këtë makinë, që drejtohej nga djali 33-vjeçar, ndërsa nëna 55-vjeç ishte pasagjere.

Në rrethana që po hetohen, autovetura u përplas me këtë furgon pasagjerësh pranë fshatit Paulesh.

Siç tregojnë këto goditja ka qenë ballore dhe e fatale, e për pasojë nënë e bir në autoveturë humbën jetën, ndërsa drejtuesi dhe 4 pasagjerë të furgonit mbetën  të plagosur.

Lagështia në rrugë dyshohet se është mes shkaqeve të aksidentit tragjik, por ekspertët e Policisë Rrugore ende nuk kanë dalë në përfundime.

Për të mësuar mbi dinamikën e ngjarjes rrugore, policia do të marrë edhe dëshminë e drejtuesit të shoferit, i cili bashkë me pasagjerët e plagosur mësohet se nuk kanë rrezik për jetën

Aksidenti me dy viktima për disa orë paralizoi aksin rrugor Elbasan-Peqin, deri sa policia kreu veprimet hetimore.

Shkaku kryesor është shkelja e rregullave të qarkullimit nga të gjithë përdoruesit e rrugës, është shkaku kryesor i aksidenteve në vendin tonë sipas ekspertëve.

 


Shtuar 2.03.2025 12:00