Kush janë dy kandidaturat që garojnë për nënkryetare të GJKKO-së

Iliriana Olldashi dhe Irena Gjoka janë dy gjyqtaret e GjKKO-së që kandidojnë për nënkryetare të Gjykates pas largimit të Sandër Simonit dhe Klodian Kurushit në Gjykatën e Lartë. Nënkryeatarja do të përzgjidhet nga votimi në mbledhjen e gjyqtarëve që do te zhvillohet në orën 13, ku do të jetë e pranishme dhe kryetarja e KLGj-së, Naureda Llagami.

Kujtojmw se Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekretoi të premten katër anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, Sokol Binaj, Albana Boksi, Sandër Simoni dhe Klodian Kurushi. Ata u zgjodhën pas një procedure konkurimi dhe verifikimi nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Për katër pozicionet në fushën e të drejtës penale në Gjykatën e Lartë kandiduan gjithsej tetë gjyqtarë, por kandidatja Nertina Kosova u tërhoq nga gara, ndërsa Etleva Temo dhe Klodiana Gjyzari u shkarkuan nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Ndërsa gjyqtarja Iliriana Olldashi u rendit më poshtë në klasifikim.

Emërimet e reja e çojnë numrin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë në 7 anëtarë nga 19 gjithsej. Në njoftimin e dekretimit, presidenti Meta e konsideroi këtë të papranueshme dhe shqetësuese.

Shtuar 24.03.2021 09:03

Tags: