Shëngjini u trondit pasditen e 19 prillit nga ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj. Ajo që e bënë më të rëndë këtë ngjarje është fakti që një grup personash kishin udhëtuar nga Britania për ta ekzekutuar.
Ditën e djeshme policia bëri publikë emrat e 6 personave të përfhsirë në ngjarje, por asnjëri prej autorëve nuk është kapur.
Sipas uniformave blu bëhet fjalë për shtetasit Edmond Haxhia, Ruben Saraiva, Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman.
Edmond Haxhia dyshohet se është porositësi, ndrësa portugezi Ruben Saraiva ekzekutori.
Ekperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço tha se dy prej gjashtë personave të përfshirë në vrasjen e Ardian Nikulajt mund të ishin arrestuar, nëse nuk do të kishte rrjedhje informacioni.
Ai u shpreh në TCH se Policia e Shtetit dhe Prokuroria duhet të gjejë personat që shpërndajnë informacione që përbëjnë sekret hetimor.
Karamuço: Policia pati sukses në këtë rast, për shkak të një anmgzhimi shumë të madh si asnjëherë tjetër, kishte të bënte edhe me faktin se ishte një person me influencë shumë të madhe, si në aspektin ekonomik, qoftë në atë politik, por edhe për faktin që njëkohësisht janë zhvilluar edhe hetime private nga vetë familja, nga njerëz të afërt, të gjithë kanë kërkuar në zonë kush mund t’i njihte, përshkrimet në zonë, edhe vijmë tek ajo vajza e cila fillimisht ka qenë mbështetëse për të strehuar dhe krijuar gjithë fasilitetet e një pjese të grupit dhe më pas si duket është penduar dhe ka vajtur vetë e para dhe ka bërë deponimet e saj në prokurori. Është ende në pikëpyetje lidhja e saj me grupin, por një fakt që më duhet ta them për herë të parë dhe më ka shqetësuar shumë është rrjedhja e informacionit sekret hetimor. Nuk po them pse merren mediat, mediat duhet të merren për sa kohë ky informacion rrjedh dhe duhet ta publikojnë patjetër. Por midis institucionit të Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë ka një problematikë shunmë të madhe, këta duhet të gjejnë personat se kush i publikon informacion dhe çfarë qëllimi kanë mbi të gjitha. Policia para tre ditësh i ka identifikuar personat dhe në momentin që kanë nisur të dalin të gjitha informacionet e tjera ata janë larguar dhe me kontaktet që kam pasur me policinë, të paktën dy prej tyre mund të ishin arrestuar nëse nuk do të kishin dalë disa prej këtyre informacioneve./Albeu.com/.