Kush është pronari i “BMW” që u dogj gjatë natës në Vlorë

Rreth orës 00:00, në lagjen “24 Maji”, një makinë tip ‘BMË X5’ është djegur gjatë natës në qytetin e Vlorës.

Mësohet se makina ishte në pronësi të shtetasit Andi Selmanaj.

Mjeti ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së tij, ku dyshohet zjarrvënie e qëllimshme, pasi është spërkatur me benzinë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 00:00 në lagjen “24 Maji”.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.


Shtuar 3.03.2024 09:16