Kush është “profesori” i minave me telekomandë nga Laçi?

Policia njoftoi sot për kapjen e dy personave në Vlorë, të cilët po bënin transportin e dy minave me telekomandë nga Laçi për në qytetin jugor me qëlliom shitjen e tyre. Mësohet se të arrestuar janë një 33-vjeçar dhe një 19-vjeçar, xhaxhai dhe nipi.

Nuk dihet ende se kush janë porositësit e këtyre minave si edhe se në cilat ngjarje kriminale do të përdoreshin, por fakt është se për të disatën herë, policia kap mina me telekomandë me origjnë nga Laçi.

Edhe më herët, në operacione të ngjashme, policia ka arrestuar persona me origjinë nga ky qytet që transportonin mina me telekomandë, të cilët do të përdoreshin më pas në ngjarje kriminale.

Duket se në qytet është dikush apo disa persona që bëjnë montimin e minave të tilla dhe ka njohuri të theksuara në këto praktika.

Deri më tani policia nuk ka arrestuar “mjeshtra” të minave me telekomandë nga Laçi përveç transportuesve. /albeu.com


Shtuar 10.08.2023 15:34