Kush është modelja që mori gjithë vëmendjen në ditëlindjen e Ramës (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama ka festuar ditëlindjen dhe ka mbushur 59 vjeç. Foto të Ramës duke fryrë qirinjtë e ditëlindjes nuk kanë munguar këtë 59-vjetor dhe janë shpërndarë nga djali i manjatit Xhorxh Soros, Alex Soros.

Duke publikuar disa foto në Instagram, Soros shkruan: “Dje me dy nga liderët më të mëdhenj të botës Edi Rama dhe Bill Klinton”.

Bashkë me Sorosin, kudo në krahun e tij, ishte dhe Savannah Huitema, modelja e “Model Management”, bashkëjetuesja e djalit të multimiliarderit. Në të gjitha fotot e takimeve, studentja e Ligjit në Harvard, shfaqet kudo, madje ka ripostuar gjithçka që ka zbuluar bashkëjetuesi i saj.